Halil Kastrati pajton ‘Ballistët’ dhe ‘Shvercerat’

20 nëntor 2022 | 11:55

Hoxha dhe humanisti i mirënjohur, Halil Kastrati ka pajtuar dy tifo-grupet shqiptare që tash e sa kohë kishin probleme mes tyre.

“Ballistët” e Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit janë pajtuar në Prekaz me ndihmën e Halil Kastratit.

Mision vëllazëror e ka quajtur Kastrati pajtimin e dy tifo-grupeve më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Para një jave ishim në Shkup me përfaqësuesit e dy tifo grupeve, ‘Shvercerat’ e Shkupit dhe ‘Ballistët’ e Tetovës. Tani gjendemi në Prekazin Legjendar, këtu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone Shqiptare”, thuhet në postimin e Kastratit në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica ka filluar të bëhet një futbollist i rëndësishëm…