Halil Selimi: Kaltrinë Lohaj përfaqëson edhe Luginën e Preshevës në listën e PDK-së

04 qershor 2026 | 14:28

Ish i burgosuri politik, Halil Selimi, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaten për deputete të PDK-së, Kaltrinë Lohaj me numër 29, duke e cilësuar atë si një përfaqësuese që tejkalon kufijtë e Kosovës dhe që mishëron vlerat kombëtare e historike të shqiptarëve.

Sipas Selimit, Kaltrinë Lohaj është një grua shembull, e cila lidh të kaluarën me të ardhmen dhe përfaqëson me dinjitet jo vetëm Kosovën, por edhe shqiptarët e trojeve të tjera, përfshirë Luginën e Preshevës.

Ai ka vlerësuar prejardhjen dhe angazhimin e saj familjar, duke theksuar se është bijë e dy ish të burgosurve politikë dhe bashkëshorte e trashëgimtarit të heroit dhe dëshmorit Njazi Azemi – Mjekrra.

“Lugina e Preshevës ndihet e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës me Kaltrinë Lohajn. Vota për të është nderim për Komandant Mjekrrën dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë kombëtare”, ka deklaruar Selimi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë me përgjegjësi, duke theksuar se në rrethanat aktuale politike vota është jo vetëm e drejtë demokratike, por edhe përgjegjësi qytetare.

“Nuk duhet të mungojë mbështetja për Kaltrinën dhe për trashëgiminë historike që ajo përfaqëson. Kosova nuk është e plotë pa Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Selimi.

Kaltrinë Lohaj garon për deputete në zgjedhjet parlamentare në listën e PDK-së me numrin 29.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Austri – Kosovë,…