Haliti dyshon për marrëveshje Kurti – Osmani pas zgjedhjeve
24 maj 2026
| 13:45
Kandidati i PDK-së për deputet, Xhavit Haliti, ka shprehur dyshime se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mund të kenë marrëveshje të fshehtë bashkëpunimi pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Haliti ka thënë se debatet e ashpra mes tyre nuk i duken bindëse.
“Unë po shoh debate të pabesueshme. Me akuza që nuk i besoj unë, as s’i beson qytetari. Ndoshta mund të dyshoj që mund të ketë edhe marrëveshje për me e zhvilluar një fushatë të tillë dhe me i lënë të tjerët në margjina të debateve politike”, ka thënë Haliti për “Kosovapress”.



