Haliti priti në takim Imzot Dodë Gjergjin

19 qershor 2020 | 12:42

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës imzot Dodë Gjergjin, të cilin e ka njoftuar me gjendjen momentale në komunën e Vitisë, posaçërisht me menaxhimin e situatës kundër Covid-19 dhe ndihëm që po iu ofron qytetarëve të kësaj komune.

Imzot Dodë Gjergji, ka vlerësuar punën dhe angazhimin institucional të komunës së Vitisë, në menaxhimin e kësaj situate, si dhe ka përgëzuar kryetarin dhe Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Njëkohësisht, Imzot Dodë Gjergji, është pajisur edhe me certifikatën e lindjes, nga Shërbimi i Ofiqarisë në Viti, me qenë se është i lindur në Stubëll të Vitisë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës, e cila është lidere e IPKO Superligës…