Haliti, rivalëve politikë: Le t’i mbajnë vijat e kuqe, por PDK-ja do të fitojë

20 gusht 2019 | 18:14

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se është i sigurt se kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë edhe sikur PDK-ja të dalë në opozitë, opozitarizimin do ta bëjë në institucione dhe jo në rrugë.

“Le t’i mbajnë ata vijat e kuqe. Unë mendoj se ne do të fitojmë, por edhe nëse mbesim në opozitë do ta mbështesim Qeverinë e ardhshme për interesin e shtetit. Opozitën do ta bëjmë në institucione dhe jo në rrugë”, ka thënë Haliti në një intervistë në “Imazh” të “RTK”-së.

Ai ka thënë se përveç Veselit, i cili thotë se do ta luftojë korrupsionin, të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër kanë thënë se do ta qesin PDK-në në opozitë, çka sipas tij, një gjë e tillë nuk është e kuptueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet…