Haliti: Shpërndarja e 200 milionë eurove para zgjedhjeve do të ndikojë në rezultat

03 qershor 2026 | 13:19

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 14, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se nuk pajtohet me politikat që, sipas tij, krijojnë përçarje në shoqëri.

Haliti ka thënë se vendi duhet të kontribuojë në paqe në rajon dhe në Evropë, e jo të jetojë me frikën e sulmeve të mundshme.

“Ne duhet me prodhua paqe si Kosovë, me prodhua paqe në rajon, me prodhua paqe me Evropën dhe jo me ndejtë me frikën që ka me na sulmua dikush. Ne s’kemi nevojë me kërkua vota pse po prodhojmë dronë diku. Në qoftë se PDK fiton, ne kemi përvojën e bashkëqeverisjeve, kemi përvojën e ndarjes së detyrave”, ka deklaruar Haliti në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka urrejtje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje apo kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, por kundërshton qasjen politike të partisë në pushtet.

“Unë nuk e urrej LV-në, e as Albin Kurtin, jam kundër politikave të tyre përçarëse që po fyejnë”, është shprehur ai.

Duke komentuar ndarjen e 200 milionë eurove nga Qeveria, Haliti ka vlerësuar se koha e shpërndarjes së këtyre mjeteve mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor.

“Shpërndarja e 200 milionë eurove një javë para zgjedhjeve do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Kjo është dashur me ndodh të paktën nja dy muaj ditë para zgjedhjeve ose pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasmus Hojlund është zyrtarisht dhe përfundimisht futbollist i Napolit. Nënkampioni…