Haliti takon Zannierin dhe Braathun, diskutojnë për zhvillimet aktuale politike

02 prill 2019 | 17:15

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim komisionerin e lartë për Pakica Nacionale, ambasadorin Lamberto Zannier dhe kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovës, për rolin e OSBE-së dhe mbështetjen e kësaj të fundit për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë ndër vite dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.

Duke çmuar lart rolin e OSBE-së në këto procese, Haliti ka theksuar nevojën e prezencës së Kosovës në mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e ambasadorit Zanier.

“OSBE-ja në Kosovë është në shtëpinë e saj dhe si e tillë do të trajtohet”, ka thënë Haliti.

Ai po ashtu i ka njoftuar mysafirët me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, hapësirën dhe të drejtat ligjore dhe praktike që gëzojnë komunitetet pakicë, si në Kuvend, ashtu edhe në institucionet e tjera dhe jetën politike e shoqërore në përgjithësi, dialogun me Serbinë dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Kurse, ambasadori Zannier ka theksuar se Kuvendi mbetet në epiqendër të zhvillimeve politike në Kosovë dhe rrjedhimisht roli i tij mbetet i rëndësishëm.

Ai ka thënë se OSBE-ja vazhdon të mbetet partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në shumë procese zhvillimore të saj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (BE) do të propozojë çeljen zyrtare të negociatave…