Haliti vlerësohet për punën në AP të NATO-s, ftohet të angazhohet si ambassador

27 tetor 2020 | 13:16

Është vlerësuar lartë puna dhe angazhimi 12-vjeçar i Xhavit Halitit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, raporton “Epoka e re”.

Attila Mesterhazy nga sekretariati i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ia ka dërguar një letër Halitit, nëpërmjet së cilës e fton të jetë pjesë e kësaj organizate në cilësinë e ambasadorit.

“Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë, ju mbeteni pjesë e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-s, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-s”, thuhet në këtë letër.

Letra e plotë e përkthyer në gjuhën shqipe:

I nderuar z Haliti,

Në emër të të gjithë kolegëve dhe miqve tuaj në Asamble, si dhe stafit të Sekretariatit Ndërkombëtar, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin dhe shërbimin e shkëlqyer në Asamble gjatë 12 viteve me ne. Nën udhëheqjen tuaj, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka fituar një zë aktiv në AP të NATO-s dhe ka pritur delegacione të panumërta të Asamblesë dhe ka qenë nikoqir i shumë takimeve. Do të na mungoni.
Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë ju mbeteni pjese e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-së, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-s.
Ju lutem ia dërgoni Roberta Calorio (Shef për Marrëdhënie me Delegacionet dhe Komunikim në Sekretariatin Ndërkombëtar ([email protected]) një e-mail adresë nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij komuniteti të zgjeruar të AP të NATO-s.
Dëshiroj t’ju inkurajoj të vazhdoni të ndiqni punën tonë në platformat e ndryshme mediatike të AP të NATO-s dhe t’i shfrytëzoni raportet e shkëlqyera të Asamblesë dhe dokumentet tjera politike.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka postuar një…