Hamasi: Dështimi i negociatave në Kajro nuk do të thotë fundi i negociatave

08 mars 2024 | 13:21

“Dështimi i negociatave në Kajro nuk do të thotë domosdoshmërish fundi i negociatave” me shtetin hebre.

Kështu deklaroi Mohamed Nazzal, një anëtar i zyrës së Hamasit, në një deklaratë për Al Jazeera, në të cilën ai sugjeroi mundësinë e një raundi të ri 48 orë para fillimit të Ramazanit, datë në të cilën presidenti amerikan Joe Biden kishte shpresë për arritjen e armëpushimit në Gaza.

Nazzal pretendon se Izraeli “nuk dëshiron të ofrojë asgjë: nuk dëshiron një armëpushim të përhershëm, por vetëm një armëpushim të përkohshëm, as kthimin e njerëzve të zhvendosur nga jugu në veri të Rripit të Gazës”.

Ndërkohë drejtori i CIA-s, William Burns ndodhet në Katar, në atë që mund të ishte përpjekja e fundit për të arritur një marrëveshje përpara muajit të Ramazanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është emëruar këshilltar i jashtëm…