Hamasi mban peng dhjetëra ushtarë dhe oficerë izraelitë

07 tetor 2023 | 19:38

Grupimi terrorist i militantëve të Hamasit, i cili kreu një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ka bërë me dije se po mban peng dhjetëra ushtarë dhe oficerë izraelitë në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Hamasi pretendon se robërit “janë vendosur në vende të sigurta dhe tunele të rezistencës”.

Më herët, grupi militant deklaroi se është i përgatitur edhe për skenarin më të keq të mundshëm, në përgjigjen që mund t’i vijë nga forcat izraelite.

Zëvendës-drejtuesi i grupimit, Saleh al-Arouri, gjatë një interviste me tranmstuesin e Qatar-it, Al Jazeera, ka thënë se të gjithë skenarët janë të mundshëm tashmë, përfshi edhe një pushtim me shkallë të plotë të Izraelit.

Al-Arouri tha gjithashtu se Izraeli kishte planifikuar të nisë një sulm në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Ndërsa, qëllimet e grupimit tashmë, janë ato të një “lufte në shkallë të plotë”.

“Ky nuk është një operacion (godit dhe vrapo); ne filluam një betejë të gjithanshme. Ne presim që luftimet të vazhdojnë dhe fronti i luftimeve të zgjerohet. Ne kemi një objektiv kryesor: lirinë tonë dhe lirinë e vendeve tona të shenjta”, tha ai.

Arouri tha se palestinezët kanë të drejtën e lirisë, për të luftuar pushtimin izraelit dhe për të mbrojtur vendet e tyre të shenjta.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të shpërblehemi me fitore, liri dhe pavarësi”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me sulmin në…