Hamdi dhe Fatlum Podvorica botojnë librin “Komentar i Ligjit të Trashëgimisë së Kosovës”

06 prill 2023 | 13:35

Javë më parë ka dalë nga shtypi libri “Komentar i Ligjit të Trashëgimisë së Kosovës” i autorëve prof. dr. Hamdi Podvorica dhe ma. Fatlum Podvorica.
Sipas autorëve, “komentari i Ligjit për Trashëgiminë është ndërtuar duke pasur parasysh metodat më pozitive tashmë të verifikuara në praktikën e të komentuarit të ligjeve bosht të vendeve me sisteme juridike të avancuara. Për të qenë sa më i lehtë përdorimi i komentarit, nën secilën dispozitë ligjore kemi dhënë shpjegime dhe komentime konkrete duke u mbështetur në arritjet shkencore të së drejtës bashkëkohore trashëgimore të Kosovës dhe asaj krahasuese. Çdoherë kur ka ekzistuar mundësia, pa hezituar, kemi dhënë shembuj praktikë nga praktika gjyqësore vendore dhe krahasuese, me qëllim që komentari të ketë një strukturë moderne dhe efikase për përdoruesit e tij”.

Ky komentar synon lehtësimin praktik të zbatimit të normave të Ligjit për Trashëgiminë e Kosovës nr. 2004/26 në dritën e reformave të reja në drejtësi, duke dhënë sqarime të qarta teorike dhe praktike mbi problematikat e ndërlikuara të trashëgimisë që trashëgimtarët, dhe jo vetëm ata, po ballafaqohen çdo ditë në procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë. Shumë çështje janë argumentuar edhe me aktvendime gjyqësore, vendore dhe krahasuese në të gjitha rastet ku ka ekzistuar mundësia.

Autorët në parathënien e librit kanë shkruar se i mirëpresin kritikat për komentarin “sepse jemi të ndërgjegjshëm se gjithmonë ka vend për korrigjime, përmirësime të gabimeve eventuale, ndërsa

mendimet juridike më të reja e më të mira e begatojnë opusin shkencor dhe paraqesin kontribut në zhvillimin e së drejtës trashëgimore dhe praktikën gjyqësore në përgjithësi, që dita-ditës po krijohet, po rritet dhe po merr fizionomi të re edhe në Republikën e Kosovës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të…