Hamdi Hasani rikandidon në listën e PDK-së për asamble në Mitrovicë me numër 16

25 shtator 2025 | 12:15

Hamdi Hasani rikandidon në listën e PDK-së për asamble në Mitrovicë me numër 16 në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Hamdi Hasani nuk është i panjohur për qytetarët e Mitrovicës.

Në moshën vetëm 20-vjeçare ai mori rrugën e lirisë, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 141 “Mehe Uka”, përkrah luftëtarëve të lirisë. Deri në fund të luftës, ai shërbeu si pjesëtar i Njësitit Special nën komandën e Shemsi Ahmetit, duke dëshmuar vendosmëri e guxim.

Pas luftës, tri vite shërbeu në TMK, për të vazhduar më pas rrugën profesionale si Inxhinier i Informatikës.

Në vitin 2021 fitoi besimin e qytetarëve dhe që prej atëherë është zëri i tyre në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

No description available.

Sot, Hamdi Hasani rikandidon për një mandat të ri si asamblist, përkrah vizionit të Arian Tahirit për Mitrovicën një qytet më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të barabartë për të gjithë.

Ai kërkon sërish votën dhe besimin e qytetarëve, për të vazhduar punën dhe për të çuar përpara kauzat e tyre.

Hamdiu është i martuar dhe baba i katër fëmijëve, një vajze dhe tre djemve që e motivojnë çdo ditë të punojë për një Mitrovicë më të mirë, për brezat që vijnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mentor Nishevci përfaqësues i biznesit DREAM TEXTIL M&A SH.P.K., me…