Hamilton: Ferrari do të jetë rival i fortë për Mercedesin

21 mars 2019 | 12:01

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, është i bindur se Ferrari në garat e ardhshme do të përbëjë një kërcënim serioz për ekipin e Mercedesit.

Në garën e parë të sezonit në Melburn, Mercedesi fitoi një rezultat të shkëlqyeshëm. Valteri Botas mori një fitore përpara Hamiltonit, duke i sjell skuadrës gjermane pikët maksimale.

“Është e qartë se të gjithë jemi të habitur. Askush nuk e priste një fillim të tillë. Sinqerisht, nga analiza që kam paraqitur, kam besuar se ata tani ishin para nesh. Kjo nuk ishte kështu në garë dhe nuk e di se cili ishte problemi i Ferrarit, por jam i sigurt se do të jenë më të fortë në garën tjetër, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Hamilton.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë rreth orës 23:00 nga njësitet policore të stacionit Qendra,…