Hamilton kërkon shumë për të rinovuar kontratën me Mercedesin

02 korrik 2020 | 15:16

Lewis Hamilton kërkon një rrogë prej 40 milionë stërlinash në vit (50 milionë dollarë) për të rinovuar kontratën me Mercedesin. Kontrata e pilotit britanik, 6 herë kampion bote në Formula 1, skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas “Daily Mail”, kjo shumë e lartë e kërkuar nga Hamilton ka bërë që bisedimet për rinovimin e kontratës të ndalojnë, në pritje të një kompromisi. Gjatë këtyre viteve me makinën gjermane, piloti britanik ka arkëtuar rreth 224 milionë stërlina nga rroga e tij, duke e bërë atë një nga sportistët më të paguar në Britaninë e Madhe.

Hamiltoni, 35-vjeçar, mund të largohet nga Mercedes në fund të këtij sezoni së bashku me drejtorin sportiv Toto Wolff, raporton “Telesport”. Gjithsesi, drejtuesit e makinës gjermane shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me britanikun, ndërkohë që këtë fundjavë nis sezoni 2020 i botërorit të Formula 1.

Prej kohësh pritet se kjo dyshe mund të largohet nga Mercedes, por ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me të ardhmen e tyre. Për momentin nuk ka asnjë makinë në gjendje të plotësojë kërkesat e Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 56 numri i vdekjeve nga koronavirusi në…