Hamilton: Mund të ndryshoj makinë

09 dhjetor 2019 | 10:45

Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton, ka konfirmuar edhe një herë se mund të largohet nga Mercedesi në vitin 2021.

Britaniku ka ende edhe një vit kontratë me makinën Mercedes, por pas një viti ai është gati t’i thotë “lamtumirë” makinës gjermane për të kaluar te Ferrari.

“Ndonjëherë është mirë të ndryshoj makinë. Natyrisht që pas një viti do të bëj një zgjedhje edhe pse të largohesh nga një makinë kampione si Mercedes është e vështirë”, u shpreh Hamilton. Këtë vit ai fitoi titullin e 6 kampion bote në karrierën e tij në Formula 1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim…