Hamiltoni e fiton Çmimin e Madh të Spanjës

09 maj 2021 | 19:36

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, duke lënë prapa Max Verstappen e Red Bullit.

Britaniku i Mercedes është shpërblyer nga strategjia e skuadrës, duke thelluar kryesimin në renditjen e pilotëve dhe duke e mbyllur garën para rivalit Max Verstappen (Red Bull), i detyruar të kënaqet përsëri me vendin e dytë.

Në vendin e tretë ka dalë Valtteri Bottas.

Ferrai ka mbetur përsëri jashtë podiumit, me Charles Leclerc që e ka mbyllur garën në vendin e katërt.

Vendi i shtatë për pilotin tjetër të Ferrari-t, Carlos Sainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club”…