Hamiltoni: Me Mercedesin ende kemi për të dhënë

29 qershor 2019 | 17:01

Lewis Hamiltoni shprehet se, pavarësisht prej pesë titujve kampionë bote në Formula 1, ende nuk e ka arritur majën e karrierës. Piloti britanik i Mercedesit e ka nisur shkëlqyeshëm edhe sezonin 2019, duke u projektuar drejt titullit të gjashtë.

Hamiltoni synon që brenda dy vjetëve ta arrijë rekordin e 91 fitoreve në Formula 1 që mbahet nga legjenda Michael Schumacher. Këtë fundjavë zhvillohet gara e Austrisë në Formula 1 dhe Hamiltoni nga 36 pikë avantazh karshi shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas.

“Ndiej se kjo që kemi bërë është vetëm fillimi dhe më e mira ende nuk ka ardhur. Jam i sigurt se edhe këtu do të bëjmë një paraqitje të mirë. Mercedes? Ende nuk keni parë gjë nga Mercedesi dhe Hamiltoni”, ka thënë Hamiltoni. “Jam në formë të shkëlqyer fizike dhe psikologjike, gati për një tjetër garë. Punoj fort dhe shoh me optimizëm përpara, duke besuar te makina dhe vetja. Gjithnjë punoj për t’u përmirësuar dhe do t’ia dal mbanë”, ka shtuar Hamiltoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur sot Resmije Xheladini, nëna e aktivistit të VV-së,…