Hamiltoni, piloti më i paguar në Formula 1

06 korrik 2019 | 12:13

“Business Book GP 2019”, një revistë e pavarur e garave të Formulës 1, ka publikuar pagat e 20 pilotëve të Formulës 1 që marrin pjesë në Botërorin 2019.

Piloti më i paguarështë britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton, me 42 milionë euro. Ajo që bie në sy është se mes tij dhe dy pilotëve më pak të paguar ka një diferencë jashtëzakonisht të madhe, 40 milionë eurosh. Në vendin e dytë renditet Sebastian Vettel me Ferrari. Me 35 milionë euro. Surpriza është vendi i tretë në podium, Daniel Ricciardo me Renault, me 20 milionë.

Lista e pilotëve

1. Lewis Hamilton 42 milionë euro
2. Sebastian Vettel 35
3. Daniel Ricciardo 20
4. Max Verstappen 12
5. Nico Hulkenberg 8
6. Valtteri Bottas 8
7. Kimi Raikkonen 6
8. Sergio Perez 4
9. Carlos Sainz 4
10. Charles Leclerc 3
11. Romain Grosjean 2
12. Kevin Magnussen 2
13. Lance Stroll 1.5
14. Pierre Gasly 1.5
15. Robert Kubica 1
16. Alexander Albon 750
17. Daniil Kvyat 750
18. Lando Norris 700
19. George Russell 500
20. Antonio Giovinazzi 500

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdon të bëjë…