Hamiti i LDK-së: Thirrjet e aleatëve për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses janë për LV-në

13 gusht 2025 | 16:45

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar thirrjet e aleatëve të Kosovës për respektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka deklaruar se këto thirrje po i bëhen LV-së, meqenëse partitë tjera gjithnjë i kanë respektuar aktgjykimet e Kushtetueses.

Hamiti ka shkruar  në “Facebook” se qeveria e LV-së ka bërë shkelje seriale të Kushtetutës në këto 4-5 vjet.

“BE-ja, ambasadat e shteteve kryesore perëndimore, ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, etj., kanë bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Thirrjet po i bëhen Vetëvendosjes së Albin Kurtit, sepse partitë e tjera i kanë respektuar gjithëherë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Vetëvendosjes ka bërë shkelje seriale të Kushtetutës në këto 4-5 vjet. Në kundërshtim me Kushtetutën po qëndron në krye të Qeverisë deputeti Albin Kurti, i cili ka votuar në dhjetëra seanca të dështuara për konstituim të Kuvendit të Kosovës prej prillit deri në korrik”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj klubit polak KKS Lech…