Hamiti: Jemi në muajin e 11-të të sanksioneve falë qeverisjes nga VV-Guxo

02 maj 2024 | 22:49

Muhamet Hamiti nga LDK, ka shkruar e Kosova është muajin e 11’të të sanksioneve nga ndërkombëtareve për fajin e Qeverisë të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo, shkruan Gazeta Metro.

Hamiti përmes Facebook, tha se për herë të parë në histori të vendit tonë, Kosova gjendet nën sanksione ndërkombëtare tash e 11 muaj.

Ai tutje shtoi se njëvjetori i sanksioneve që i kanë kushtuar Kosovës qindra-miliona euro, në projekte që janë bllokuar nga BE vjen shpejt.

“Kosova është në muajin e njëmbëdhjetë të sanksioneve ndërkombëtare falë Qeverisë së Vetëvendosjes, më saktë koalicionit VV-Guxo. Për herë të parë në historinë e Republikës sonë.
Njëvjetori i sanksioneve që i kanë kushtuar Kosovës qindra milionë euro në projekte të bllokuara të BE-së vjen shpejt.
Kosova e sanksionuar #KREJTdheDREJT!”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…