Hamiti: Kosova është në gjendje paralize, drejtuesit e saj po sillen sikur është normale

18 qershor 2025 | 12:53

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka thënë se vendi është në gjendje paralize dhe se drejtuesit e Kosovës po sillen sikur kjo është gjendje e re normale.

Ai ka thënë se nuk mund të pritet nga Lëvizja Vetëvendosje që ta nxjerrë vendin nga kriza.

“Hynë në zgjedhje dhe dolën prej zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit pa program LV-ja dhe satelitët e saj. Dolën të parët, i morën 42% të votave, me fushatë denigrimi të partive rivale. Kaq u mjaftoi në sytë e përkrahësve të vet. Me këtë rezultat që, për cilindo formacion tjetër politik të përgjegjshëm, do të ishte i shkëlqyeshëm, këta s’po ia dalin (apo s’po duan) as ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kandidatura e dështuar për kryetare të Kuvendit rrafsh 33 herë deri sot duket se e ka qëllim moskonstituimin. Po qeverisin, më saktë po sundojnë në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik. E kanë zaptuar pushtetin. Po e përbuzin shtetin e Kosovës. Refuzimi qytetar i përbuzësve të shtetit është parakusht për dalje prej paralizës së përgjithshme që e ka kapluar Kosovën”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Will Smith zbuloi së fundmi një detaj interesant nga…