Hamza: Askush s’po merret me punëtorët kosovarë, janë lënë në harresë

01 maj 2024 | 18:37

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, ka thënë se për katër vjet, punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre.

Në Ditën e Punëtorëve, Hamza ka thënë se institucionet duhet ta dëgjonë zërin e sindikalistëve.

“Dita e Punëtorëve, 1 Maji, ndër tjerash, duhet të na shërbejë edhe si ditë reflektimi për pozitën e punëtorëve në Kosovë. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e sindikalistëve, t’i mbështesin kërkesat e tyre dhe pandalshëm të punojnë për kushte më të mira dhe krijim të vendeve të reja të punës. Po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka premtuar edhe rritje të pagave.

“Ne, ashtu siç i kemi rritur pagat në të kaluarën, me rritjen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë, do t’i rrisim sërish ato dhe me përkushtim do të punojmë për përmirësimin e pozitës së çdo punëtori në Kosovë.”

“Në Kosovë do të ketë më shumë vlerësim dhe trajtim të dinjiteshëm, më shumë mundësi të reja, në sektorin privat dhe publik, për të gjithë ata që duan të punojnë për një të ardhme më të mirë, për vete, për fëmijët dhe familjet e tyre, për vendin tonë!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat,…