Hamza, Konjufcës: Pa buxhet nuk mund të mbahen zgjedhjet

30 janar 2019 | 15:00

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019.

Madje, ai ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza që të shkojë në shtëpi.

Pas kësaj ka reaguar ministri Hamza, i cili ka thënë se edhe mund të shkojnë në shtëpi, por pa u votuar buxheti nuk mund të ketë as zgjedhje të reja.

“Pa e votuar buxhetin nuk do të mund të shkohet në zgjedhje, pasi nuk ka buxhet. Pa e votuar buxhetin nuk mundet me pas as zgjedhje se nuk ka buxhet për organizimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Hamza.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet…