Hamza: Mungesa e Thaçit e Veselit është kthyer në përkrahje për PDK-në

14 janar 2021 | 02:21

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se shkuarja në Hagë e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, e ka mobilizuar elektoratin e subjektit që përfaqëson.

Ai në Rubikon po deklaron se në këto zgjedhje do të vërehet mungesa e tyre, por që kjo po kthehet në përkrahje për PDK-në nga elektorati i PDK-së.

“Edhe Thaçi edhe Veseli janë dy figura emblematike për PDK-në, dhe jo vetëm për PDK-në, por edhe për Kosovën janë në mungesë. Por kjo është duke u përthyer edhe në përkrahje për PDK-në nga elektorati i PDK-së”.

“Dhe njerëzit për një arsye apo arsye tjetër, të pasivizuar, janë kthyer në përkrahje të plotë drejt Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Kjo do të ketë edhe efektin e vet që do ta mobilizojë elektoratin e PDK-së, edhe atë pjesën e heshtur të PDK-së, ku do të dalë më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se Vjosa Osmanin e…