Hamza nderon me mirënjohje Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

13 prill 2023 | 13:49

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësues nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, në krye me kryetarin Nazmi Viqa.

Në këtë takim kryetari Hamza i ndau mirënjohje Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në shenjë falënderimi për vullnetin dhe kontributin e dhënë gjatë përballjes me vërshimet në Komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast, përfaqësuesit e kësaj organizate pasi kanë falënderuar kryetarin Bedri Hamza, për mikpritjen e ofruar, ata janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel është gati ta emërojë ambasadorin…