Hamza: PDK-ja është bashkuar dhe unike

21 nëntor 2025 | 16:17

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, kryetari  i kësaj partie, Bedri Hamza, ka thënë se janë mirë të përgatitur dhe në zgjedhje do të garojnë me program e vizion të qartë.

Ai ka theksuar se PDK-ja  është e bashkuar dhe unike. “PDK-ja është e bashkuar dhe unike. Edhe në të kaluarën pata deklaruar se në Drenas në mënyrë masive votojnë për PDK-në. Ka pasur që nuk janë pajtuar, por gjithmonë në PDK kur kanë zgjedhjet lokale kanë pasur garë brenda për brenda, ndërsa kur janë zgjedhjet qendrore PDK është unike, do të jetë unike dhe e bashkuar dhe për këtë jam i sigurt dhe do ta maksimalizojmë votën për PDK në Drenas që është një prej bastioneve të PDK, një prej komunave ku PDK fiton numër të madh të votave. Normalisht se këto tema diskutohen në kryesi dhe e kam bërë publike takimin me Lladrovcin dhe ai vet deklaron se ‘Unë jam PDK’. Prandaj pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenasit janë PDK”, ka thënë Hamza.

Më tutje, Hamza ka thënë se më 28 dhjetor do të jetë një numër më i madh qytetarëve nga diaspora, që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai ka thënë se “është mirë sepse ata janë kontribuues të mëdhenj dhe kanë kontribut në zhvillim të Kosovës dhe pres që do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”.

“Si PDK jemi të interesuar që të ketë një fushatë korrekte, me gjuhë të zgjedhur”, ka thënë Hamza.

Hamza ka numëruar problemet që  ka ardhur si rezultat i bllokadës instucional për çfarë e ka fajësuar Vetëvendosjen.

“Ka një numër të madh të problemeve si rezultat i bllokadës dhe paaftësisë së krijimit të institucioneve e ku përgjegjësinë më të madhe e ka partia më të madh të votave të fituara, e cila nuk arriti t’i krijojë institucionet, dhe të ketë një marrëveshje politike se pa marrëveshje politike se pa marrëveshje politike kur nuk i ke 50 për qind nuk mundesh me i bo institucionet. Ne si PDK do të kontribuojmë që të ketë një fushatë të rregullt. Ne i kemi prioritete e qarat siç është zhvillimi ekonomik, e dimë që çmimet po vazhdojnë të ngritën, klima për biznes nuk është e favorshme, kemi një zbrazje të madhe të vendin sidomos nga gjeneratës e reja, i kemi masat nga BE, e kemi suspendimi e dialogut strategjikë. Një çështje që dëshiroj ta theksoj është çështja e pagave për RTK , ka edhe mundësi ligjore edhe financiar që të behte zgjidhje që RTK të ndahen pagat”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të nis…