Hamza për projektbuxhetin: Është buxhet që menaxhon ‘status quo’-n

16 shkurt 2026 | 11:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se projketbuxheti i vitit 2026 menaxhon vetëm “status quon”.

“Buxheti i propozuar për vitin 2026 është  buxhet që menaxhon ‘status quo’-n. Kjo si rezultat i rritjes së shpenzimeve operative dhe posaçërisht të transferteve dhe subvencioneve. Kjo ndikon në rritjen e konsumit në periudhë afatshkurtër, por në periudhë afatgjatë, si rritje e shpenzimeve rrjedhëse, e zvogëlon hapësirën për investime kapitale. Këto shpenzime të rritura për subvencione dhe transferet e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme dhe sigurisht se do të ndikojnë në pamundësinë e zgjerimit të bazës prodhuese dhe eksportuese”, ka thënë Hamza në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Zëvendëssekretarja e përgjithshme e…