Hamza premton përkujdesje më të madhe për rreth 2 300 familje në asistencë sociale

03 tetor 2021 | 13:49

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar përkrahje më të madhe institucionale për familjet në asistencë sociale, familjet e dëbuara nga pjesa veriore, çiftet e reja dhe të moshuarit.

“Familjet në asistencë sociale, familjet e dëbuara nga pjesa veriore, çiftet e reja dhe të moshuarit do të kenë përkujdesje shumë më të madhe në qeverisjen time. Ne kemi obligim institucional dhe moral që të kujdesemi për çdo qytetar të Mitrovicës, duke u siguruar mirëqenie dhe jetesë më të dinjitetshme. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës…