Hamza pret këshilltarin e lartë nga fondacioni amerikan i afërt me presidentin Trump
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka pritur në zyrën e tij njërin prej njerëzve kryesorë të fondacionit të afërt me administratën e presidentit Trump.
Hamza ka thënë se me Këshilltarin e Lartë të Presidentit në “The Heritage Foundation”, janë pajtuar se ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar drejt një aleance që ndërtohet bazuar në interesat e përbashkëta strategjike.
“Një takim pune në Prishtinë me James Carafano nga Washington DC. James është Këshilltar i Lartë i Presidentit në “The Heritage Foundation” dhe E.W. Richardson Fellow.
Me James po takohemi përsëri pas takimit që patëm vitin e kaluar në Washington. Ai është ekspert i njohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, përfshirë sektorin e energjisë, si dhe ndër zërat më me ndikim sot. U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar drejt një aleance që ndërtohet bazuar në interesat e përbashkëta strategjike”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/17XmiWCujd/



