Hamza prezantoi raportin për Programin e Reformave Ekonomike 2018 – 2020

15 janar 2018 | 13:25

Ministria i Financave, Bedri Hamza, prezantoi të hënën raportin mbi Programin e Reformave Ekonomike 2018 – 2020.

Hamza gjatë prezantimit të tij ka thënë se Programi për Reforma në Ekonomi ofron mundësi për të drejtuar punën e institucioneve drejt ndryshimeve të thella strukturore përmes veprimeve të matshme ekonomike.

Sipas tij, ky program është një vegël përmes së cilës Komisioni Evropian monitoron përformancen tonë si kandidat potencial në transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardëve të tregut evropian. “Përmes këtij programi ne kemi një rrugë të qartë se nga duhet orientuar buxheti dhe politika rregullative për të adresuar pengesat e rritjes ekonomike”, ka thënë Hamza.

Ai më tutje deklaroi se përmes analizës makro-ekonomike tregohet se në krahasim me 2017 këtë vit janë mundësit më të mëdha për rritje ekonomike prej mbi 4%.

“Në krahasim me programin e vitit 2017 analiza makroekonomike na tregon se mundësit për veprim janë më të mëdha. Rritja reale pritet të jetë vazhdimisht mbi 4%, rreziqet janë më të balancuara, ambienti i jashtëm ekonomik më favorizues, ndërsa aftësia e sektorit publik për financim koncesional nga jashtë është rritur”, është shprehur Hamza.

Në këtë takim, kanë marr pjesë përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 19-vjetorit…