MINTI në mbrojtje të konsumatorëve: 110 mijë euro gjoba për KEDS

02 qershor 2026 | 11:56

Edhe gjatë muajit maj ka vazhduar verifikimi i njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, nga verifikimet e realizuara është konstatuar se 18 njehsorë kanë qenë me afat të skaduar të validitetit, 2 njehsorë kanë rezultuar me miratim tipi të tërhequr, ndërsa 30 njehsorë kanë pasur pasaktësi në datë dhe orë.

Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110,000 euro.

Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar.

Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elona Haxhibeqiri nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e gjimnazit…