Hamza: S’pati asnjë ndërhyrje as mesazh nga Haga për kryetarin e ri

03 korrik 2021 | 10:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje dhe as mesazh nga ish-kreytarët e partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, rreth zgjedhjes së kryetarit të ri.

Hamza deklaroi se ish-krerët e PDK-së janë duke u përballur në Hagë me një proces aspak të lehtë teksa gara për kryetarin e ri është e hapur, njofton Klankosova.tv.

“Partia Demokratike e Kosovës është e goditur me veprimet e Gjykatës Speciale pasi kemi dy lider që janë duke u përballë me këtë proces. Është një garë e hapur dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në proces e asnjë mesazh pasi ata janë duke u marrë me procesin e vet”.

Hamza pati fjalë të mira për kandidatin e vetëm për kryetar, Memli Krasniqi, teksa theksoi se nuk duhet tentuar të zëvendësohen ish-kryetarët.

“Hoxhaj e ka marrë PDK-në në një pozitë bukur të vështirë dhe e ka bërë punën e vet më së mirë në rrethanat që kemi qenë dhe tash është e nevojshme të kaloj prej udhëheqjës me ushtrues të detyrës në kryetar”.

“Memli Krasniqi bashkë me ekipin që do ta krijojë do e udhëheq PDK-në drejt fitoreve”.

“Mendoj se as nuk duhet të tentohet që të zëvendësohen Thaci e Veseli pasi secili prej tyre e ka vendin e vet brenda PDK-së”, deklaroi Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i PDK-së, Adem Grabovci para fillimit të Konventës së…