Hamza takohet me përfaqësuesen e ambasadës së ShBA-së: Zgjedhjet e reja, rruga për të dalë nga kriza

19 nëntor 2025 | 14:23

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza angazhimin e ri e  ka nisu me një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Hamza ka treguar se në takim me zyrtaren amerikane e ka bërë të qarta se vijat e kuqe të partisë janë të qarta: “Kushtetuta dhe ligjet e vendit”.

Ai ka thënë se çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk kanë marrë pjesë në seancën e parë të Kuvendit.

Më tutje, Hamza ka thënë se me Prattipatin kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e reja, për të cilat, sipas tij, janë rruga për të dalë nga kriza.

“Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e ShBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar në “Facebook” në…