Hamza thotë se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të punës për zjarrfikësit

07 dhjetor 2022 | 19:15

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri dhe drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, kanë vizituar Njësinë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në Mitrovicë.

Zjarrfikësit e Mitrovicës sot janë pajisur me mjete emergjente për zjarrëfikje të cilat do të lehtësojnë punën në menaxhimin e situatave emergjente, në vlerë prej 20 mijë euro.

Me këtë rast, kryetari Hamza u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ekipin e Njësisë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim, duke theksuar se përmirësimi i kushteve të punës dhe modernizimi i pajisjeve, do të mundësojë që zjarrfikësit më lehtë të menaxhojnë rastet nga zjarret.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, ka thënë se Drejtoria më të cilën ai udhëheq ka planifikuar edhe investime të tjera për Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve, duke përfshirë këtu pajisjen me uniforma profesionale dimërore dhe verore, një automjet zjarrfikës, modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së objektit të kësaj njësie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian…