Osmani takon kryeministren e Italisë

07 dhjetor 2022 | 19:08

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Presidentja Osmani ka thënë se mbështetja dhe përkushtimi i parreshtur i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka dëshmuar të jetë i çmueshëm.

Osmani dhe kryeministrja Meloni kanë diskutuar për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe për gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së…