
Hamza: Trepça është e pandalshme
24 maj 2024
| 11:19
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll.
Sonte, në palestrën “Minatori”, mitrovicasit e mposhtën Golden Eagle Yllin, pas një ndeshje dramatike.
Rezultati final i lojës 67:66.
Pas kësaj fitore ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Hamza tha se “Trepça është e pandalshme”.
“Me zemër të madhe, me dashurinë që vlon brenda nesh për klubin, me pasion, me trajnim, me motivim, Mitrovicën e kemi bërë kryeqytet të basketbollit. Me atdhedashuri, me qëndrueshmëri, me punë e përkushtim, Kosovën do ta bëjmë kryeqendër rajonale të sportit”, tha Hamza.