Pioli nuk do të jetë më trajneri i Milanit

24 maj 2024 | 11:13

Tashmë nuk ka më dyshime, Stefano Pioli nuk do të jetë më trajneri i Milanit.

AC Milan dhe Stefano Pioli njoftojnë se nuk do të vazhdojnë së bashku sezonin e ardhshëm, duke synuar të ndërpresin marrëdhënien profesionale që i ka lidhur që prej tetorit 2019.

Milani falënderon me përzemërsi Stefano Piolin dhe të gjithë stafin e tij, për drejtimin e ekipit në këto pesë vite, për marrjen e një Scudeto që do të mbetet e paharrueshme dhe që e riktheu Milanin përgjithmonë në garat më të rëndësishme europiane. Stefano, me profesionalizmin dhe humanizmin e tij, ishte në gjendje të përmirësonte skuadrën dhe mishëroi vlerat themelore të klubit që nga dita e parë.

Stefano Pioli falënderon Milanin për mundësinë për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi të lavdishëm dhe shpreh mirënjohjen e thellë për pronarët, drejtuesit, ekipin, stafin dhe të gjithë personelin e Milanello dhe Casa Milan për mbështetjen dhe profesionalizmin e madh. Trajneri u drejton një mendim të veçantë tifozëve të shumtë që kanë mbështetur Milanin vitet e fundit, duke demonstruar lidhje të pakushtëzuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara njoftuan se janë duke i shqyrtuar marrëdhëniet…