Hamza viziton argjendaritë: Komuna e Mitrovicës është fuqi ballkanike me pasuri minerare

19 shtator 2021 | 10:40

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, këtë fundjavë ka vizituar disa prej argjendarive në këtë komunë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se zejtarët mezi kanë mbijetuar në biznes gjatë pandemisë, pasi që u janë frenuar jashtëzakonisht shumë shitjet.

“Megjithatë, ditë më të mira po presim dhe Mitrovicës në qeverisjen time do ia çliroj të gjitha potencialet zhvillimore. Komuna e Mitrovicës është fuqi ballkanike me pasuri minerare. Ne jetojmë në një mal me ar e argjend, por njëkohësisht kemi më së shumti të varfër në Kosovë.

Mitrovica është e artë, e pasur dhe e çmuar. Së bashku, së shpejti, ne do ia rikthejmë edhe shkëlqimin asaj!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është raportuar i zhdukur në Istog, i njëjti…