Handke mori pasaportë jugosllave, për shkak të saj mund ta humbasë nënshtetësinë austriake

08 nëntor 2019 | 16:43

Shkrimtari austriak, Peter Handke, është vendosur sërish në qendër të polemikave.

Duket se fituesi i Nobelit të sivjetshëm të letërsisë ka pasur më shumë sesa një simpati të thjeshtë për Sllobodan Millosheviqin, në fakt disa raporte në media tregojnë se vitin 1999, ai ka marrë një pasaportë jugosllave.

Faqja e internetit “Intercept” e ka publikuar pasaportën që Handke e kishte marrë më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi forcat e Millosheviqit ishin tërhequr nga Kosova.

Kjo ka bërë që autoritetet austriake të nisin një hetim për të parë nëse Handke e ka humbur shtetësinë e Austrisë.

Në momentin që shkrimtari ka pranuar shtetësinë e ish-Jugosllavisë, kjo bën që ai të humbasë automatikisht atë austriake.

Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht verifikimin e këtyre pretendimeve. Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së. Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë.

Mediet austriake për shkak të situatës së krijuar, kanë nisur tani të pyesin se kë përfaqëson Handke me këtë çmim, Serbinë apo Austrinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar për rrezikun…