Hani i Elezit, mijëra fidanë të pishave po mbillen në Kodrën e Shullanit

12 dhjetor 2023 | 11:56

Komuna e Hani i Elezit ka organizuar aksion vullnetar për mbjelljen e fidanëve të pishave në Kodrën e Shullanit në Seçishtë.

Deri tani janë mbjellë mbi 11 mijë fidanë, ndërsa ky aksion do të vazhdojë deri në pyllëzimin e tërësishëm të Kodrës së Shullanit më 35 mijë fidanë.

“Falënderojmë punëtorët e pandalshëm të NPL “Pastrimit”, që edhe sot ishin pjesë e aksionit vullnetar të mbjelljes së fidanëve të pishës, por edhe të tjerët që ditën e sotme ia kushtuan këtij aktiviteti”, është shprehur kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princ Harry është urdhëruar t’i paguajë 48,000 paund Daily Mail,…