Hapen xhamitë dhe kishat, këto janë udhëzimet që duhet ndjekur

28 maj 2020 | 09:27

Sot do të hapen xhamitë dhe kishat anembanë vendit.

Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid-19.

Pas këtij vendimi, Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar udhëzimet e masat që duhet zbatuar besimtarët pas hapjes.

Ndër masat që duhet marrë janë: marrja e abdesit në shtëpi, të përdoren maska dhe dezinfektues, të ruhet distanca sociale, ligjërata e xhumasë të mos zgjatë më shumë se 10 minuta.

Edhe besimtarët e krishterë kanë mundësi që të Dielën e Rrëshajëve të mund të kremtojnë me mesha nëpër kishat e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës…