Vazhdojnë punimet në riparimin e gypit që vije nga Badoci
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku, gyp ky që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
“Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” sh.a. ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot”.
“Punimet fillojnë në orën 11:00. Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit ‘Hajvali’, pikat e larta të zonës qendër të lagjes ‘Bregu i Diellit’ dhe pikat e larta furnizuese të lagjes ‘Mati I’”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Kjo kompani ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim, duke shtuar se ekipet teknike do të mundohen që sanimin ta përfundojnë sa më shpejtë.
(Q.R / Epoka e re)



