Hapet Akademia Verore, Dega Turizëm, në kuadër të “Global UBT Fest 2023”

06 korrik 2023 | 20:48

Roli dhe rëndësia e Turizmit dhe Trashegemisë Kultorore në zhvillimin Ekonomik të Kosovës në fokus të Akademisë Verore në kuader të “Global UBT Fest 2023”, ka qenë tema krysore e hapjes së kësaj akademie verore.

Dje është bërë hapja e akademisë Verore, Dega Turizëm “Global UBT Fest 2023” nga Prof.Dr.Sali Krasniqi kordinator i programit të Turizmit. Filluam me Pejën ku u mirëpritem nga Komuna e Pejës përkatësishtë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik sebashku me stafin e drejtorisë ku në kuader të kesaj Drejtorie është sektori I Turizmit. Si tem diskutimi nga pjesmarrësit ishte roli dhe rendësia e Turizmit në zhvillimin ekonomik të vendit me fokus komuna e Pejës.

Prezentues për rolin dhe rendësin e Turizmit në zhvillimin Ekonomik ishin: Dr.sc.Sali Krasniqi, Dr.Sc.Fatmire Shala Dreshaj dhe Dr.sc.Kushtrim Dreshaj, po ashtu prezent ishin nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe biznesi hotelier dhe turistik nga Komuna e Pejës.

Për rolin e Turizmit dhe Digjitalizimin e tij prezentues ishte: Dr.sc. Shaqir Elezi.

Ndër të tjera u zhvilluan edhe disa vizita atraksioneve turisitike të cilat i posedon komuna e Pejës me rrethin

Një falenderim dhe mirënjohje nga UBT ju dha Komunës se Pejës dhe Drejtorisë se Zhvillimit Ekonomik për përkrahjen që ju është bërë për realizimin e Akademisë verore “Global UBT Fest 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar në “Facebook” për…