Hapet ekspozita “Zani i shpirtit” nga Dëbora Hetemi (Foto)

18 mars 2019 | 17:30

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të hënën është hapur ekspozita ‘Zani i shpirtit” nga artistja në moshë të re, Debora Hetemi, e cila për herë të parë ka publikuar 30 piktura.

Dëbora Hetemi 16-vjeçare, e cila është në shkollën e artit “Çesk Zadeja” në Ferizaj, ka thënë se kjo ekspozitë është mjaft me rëndësi që tregon të gjithë punën e saj që nga mosha 9-vjeçare. “Sot kjo ekspozitë e imja do të përmban gjithsej  30 piktura dhe punime të cilat 24 janë të punuara me ngjyra dhe gjashtë janë të punuara me laps. Kjo ekspozitë është mjaft e rëndësishme për mua pasi e tregon gjithë rrugëtimin që e kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve, nga hapat mi të parë e deri më sot”, ka thënë Hetemi.

Synimet e Dëborës janë të mëdha, të një artisteje me vlerë.

Ajo ka thënë se krejt këto punime nuk do të arriheshin për t’u realizuar pa mbështetjen e prindërve të saj. “Prej institucioneve nuk kisha me thënë që kam pasur përkrahje shumë të madhe, për veç shkollës së artit ku jam si nxënëse, me këshilla për artin. Mirëpo, mbështetjen më të madhe ma kanë dhënë familja e posaçërisht prindërit me një mbështetje tepër të madhe që më është bërë ndaj meje”, ka deklaruar Hetemi.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 22 mars.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të stacionit…