Hapet konkursi për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake të ShBA-së

11 tetor 2021 | 16:08

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të ShBA-së.

Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës.

Mospërmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.

Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online  në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org//

Ndërsa njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes:  https://mod.rks-gov.net

Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së përkitazi me parandalimin e përhapjes së Covid-19. Mbajtja e maskës dhe distancës fizike është e obligueshme gjatë gjithë kohës.

Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual.

Konkursi është i hapur prej 11 tetorit deri më 25 tetor 2021, ora 23:59.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë…