
Hapet “Mali Tactical Store” në Ferizaj – Sipërmarrësi vizionar Ermal Jahiri – ‘Mali’ sjell investimin e radhës
Sipërmarrësi i njohur Ermal Jahiri – Mali ka zyrtarizuar hapjen e degës më të re të “Mali Tactical Store” në qytetin e Ferizajt, duke zgjeruar më tej rrjetin e dyqaneve të tij të specializuara në pajisje taktike dhe sportive.
Pjesë e ceremonisë së hapjes ishte edhe deputeti Elmi Reçica, i cili shprehu mbështetjen dhe vlerësimin e tij për punën e Malit, duke theksuar vizionin dhe përkushtimin e tij si një shembull frymëzues i sipërmarrjes vendore.
“Kënaqësi e veçantë të jem i pranishëm në hapjen zyrtare të degës së re të Mali Tactical Store në Ferizaj – dyqan i ri i radhës nga miku im dhe sipërmarrësi vizionar Ermal Jahiri – Mali.
Ky investim flet shumë për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin që e karakterizon punën e Malit. Urime nga zemra dhe suksese të mëtejme në këtë rrugëtim që po zhvillohet me vlera dhe pasion!”, shkroi Reçica në një postim publik.
“Mali Tactical Store” është tashmë një emër i njohur për cilësinë dhe gamën e gjerë të produkteve që ofron në fushën e pajisjeve taktike, duke përfshirë veshje, pajisje për ushtrime në natyrë, dhe mjete për siguri personale – dhe me këtë degë të re në Ferizaj, synohet ofrimi i një shërbimi më të afërt dhe më cilësor për klientët në këtë rajon.