Hapet Panairi i Librit ‘Fushë-Kosova 2021’ (foto)

23 korrik 2021 | 13:02

Sot në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë është hapur Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë dhe në të njëjtën kohë është hapur edhe ekspozita “Vullkani i republikës” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.

Në hapjen e panairit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, përfaqësues të tjerë të komunës dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, shkruan “Epoka e re”.

No description available.

Kryetari Berisha e vlerësoi të rëndësishëm hapjen e këtij panairi, duke theksuar se komunës së Fushë-Kosovës i kanë munguar panairet e librave.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe ekspozita “Vullkani i republikës” sjell dëshmi të shumë aktivistëve të devotshëm për rrugëtimin deri te shpallja e Republikës së Kosovës.

No description available.

Panairi organizohet tri ditë me radhë (më 23, 24, 25 korrik), me fillim nga ora 9:00 deri në orën 23.00.

Në këtë panair do të paraqiten mbi 1 000 tituj të librave të ri dhe mbi 1 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.

No description available.

Gjatë ditëve të panairit të librit do të shënohen edhe këto aktivitete:

Punëtori nga punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për restaurimin e librit të dëmtuar;

Lexime të tregimeve të shkurtra për fëmijë;

Promovim të katalogut dhe çeljes të ekspozitës “Libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur”

Lexime të poezive dhe të përrallave për fëmijë;

Dhurim të librave, nga individë dhe botues, për bibliotekat e shkollave të komunës së Fushë-Kosovës.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Muhamedali Janjeva e ka vazhduar kontratën me skuadrën e…