Janjeva vazhdon kontratën me KB Prishtina

23 korrik 2021 | 12:57

Basketbollisti Muhamedali Janjeva e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Prishtinës. Lajmi është bërë i ditur nga KB Prishtina në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Djali kampion i kryeqytetit, Muhamedali Janjeva vazhdon kontratën me klubin e tij të zemrës. Njëri ndër lojtarët kyç të sezonit të kaluar Muhamedali Janjeva ka vazhduar kontratën me KB Sigal Prishtina. Muja do të jap kontribut të madh edhe në këtë sezon. Faleminderit Mujo edhe të urojmë suksese”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë,…