Hapet pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut, marrin pjesë Veseli e Gashi

09 maj 2019 | 16:45

Me anë të një ceremonie të enjten është hapur pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili ka thënë se Kosova aty paraqitet në mënyrë dinjitoze.

“Me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, morëm pjesë në ceremoninë e hapjes së pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, bashkë me artistin Alban Muja, komisioneren Arta Agani dhe ekipin tonë i cili ka bërë punë të jashtëzakonshme që sot vendi ynë të paraqitet në mënyrë dinjitoze në njërën prej ngjarjeve më të mëdha kulturore”.

“Jam shumë i lumtur që Kosova artistët i ka ambasadorët më të mirë, të cilët po e promovojnë shtetin tonë gjithandej botës. Si ministër jam në mbështetje të plotë të artistëve tanë dhe projekteve kulturore të cilat tashmë janë prezent në shumë ngjarje me renome botërore”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez mund të jetë dukur me shumë vetëbesim dhe…