Hapet për qarkullim rruga në qendër të qytetit të Deçanit

03 nëntor 2019 | 14:20

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se është hapur për qarkullim rruga në qendër të qytetit, në të cilën është punuar deri më tani.

Me këtë rast, Ramosaj u ka bërë thirrje shoferëve që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit gjatë kalimit nëpër këtë rrugë.

Më tutje, Ramosaj ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj për mbështetjen në ndërtimin e kësaj rruge.

“Sot u hap rruga e ‘Qendrës së Qytetit’, segmenti i parë. Lusim vozitësit të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Gjithashtu në emër të qytetarëve falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin Pal Lekaj, për mbështetjen e tyre. Mirënjohës për kompaninë ‘Lika Trade’”, ka deklaruar Ramosaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…